Grupi shumëpalësh për të drejtat digjitale
Grupi synon një mjedis digjital të hapur dhe përfshirës në Shqipëri, ku respektohen të drejtat e njeriut.
Puna e tij mbështetet te dialogu mes palëve, shkëmbimi i ekspertizës, informimi publik dhe bashkërendimi i veprimeve për politikat që lidhen me të drejtat digjitale.
Në faqen zyrtare të SCiDEV gjenden Karta e Grupit dhe Deklarata e Përbashkët e vitit 2025, edhe në shqip.